Zagreb, 11 gusht – Mot i lig me bubullima dhe reshje të shiut e ka goditur një pjesë të madhe të Zagorës të Kroacisë, pjesë të rajonit qendror dhe në rrethinën e Shibenikut, publikoi portali Dalmacia Danas.
Reshje të rrëmbyeshme të shiut janë regjistruar edhe në rajonin e Biokovës, ku lokalisht për një kohë të shkurtër kanë rënë deri dhjetë litra shi në metër katror, ndërsa janë vërejtur edhe bubullima intensive.
Në rajonet e përfshira nga moti i ligë për një periudhë të shkurtër temperatura është ulur për pesë gradë Celsius.