Zagreb, 8 korrik – Kroacinë dje e kaploi mot i lig i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe breshër, ndërsa tre persona u lënduan.
Rajoni më i goditur i zhupanisë së Vukovarit dhe Sremit ku ka rënë breshër me madhësinë e arrës, ndërsa diku edhe me madhësinë e vezëve. Janë çrrënjosur edhe drurë si edhe është rrënuar çatia e një shkolle fillore.
Dy gra janë lënduar më lehtë nga vetëtima, ndërsa një burrë është rrëzuar nga çatia.
Për një periudhë të shkurtër kohore kanë rënë 20 litra shi, ndërsa është vërejtur goditja më e fuqishme e erës me shpejtësi prej 75 kilometra në orë.
Moti i lig, i shoqëruar me erë të fuqishme dhe shi të rrëmbyeshëm, në orët e mbrëmjes e goditi edhe pjesën më të madhe të Istrës, por nuk shkaktoi probleme më të mëdha.
Zjarrfikësit i kanë pasur rreth 20 intervenime, të cilët kryesisht kanë qenë për largimin e degëve në rrugët në Pulë, Poreç dhe Novigrad.