Moti sot në Maqedoni do të jetë stabil dhe i thatë me mëngjes i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbisundojë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri në dy, ndërsa e ditës prej minus dy deri në gjashtë gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit deri minus pesë dhe të ditës deri në tre gradë. Për natën e Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët dhe shumë i ftohtë me temperaturë prej minus 14 deri në gjashtë gradë.