Shkup, 8 dhjetor – Mot i kthjellët dhe i ftohtë mbizotëron sot në mëngjes në Maqedoni. Më ftohtë ka qenë në Berovë ku janë shënuar minus shtatë gradë.
Në Shkup janë shënuar minus gjashtë, minus pesë në Tetovë, Demir Kapi dhe Manastir, minus katër në Kumanovë, Shkup dhe Strumicë, minus tre në Lazaropole, Prilep, Shtip dhe Dibër, minus dy në Gjevgjeli dhe Pretor, minus një në Ohër, zero në Pozharan dhe Vinicë. Mbi zeron sot në mëngjes ka qenë në Gjurishte me dy gradë, Krushevë tre dhe Mavrovë, Kriva Pallankë dhe Dojran me katër gradë Celsius.
Reshje në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar.
Moti gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, mëngjesi i ftohtë me kushte për mjegull të dobët nëpër disa fushëgropa të caktuara. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugperëndimore. Temperatura më e lartë do të lëvizë prej 10 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot kryesisht me diell, mëngjesi i ftohtë me mjegull të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e ditës do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Nesër vranësirat do të rriten dhe do të fryjë erë e përforcuar jugore. Pasdite në perëndim do të fillojnë reshje të shiut, ndërsa në male të borës. Gjatë natës drejt së dielës reshjet do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit. Reshje më të rrëmbyeshme priten në pjesët perëndimore ku pritet të bien mbi 25l/m2. Të dielën, paradite në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të përkohshme dhe të dobëta të borës, ndërsa kufiri i reshjeve të borës pritet të ulet deri në 500 metra lartësi mbidetare.Valë e re e lagësht dhe relativisht e ngrohtë pritet nga fillimi i javës së ardhshme.