Mot i keq në Britani të Madhe

5

Londër, 9 gusht Shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë kanë shkaktuar kaos në trafik në Britani të Madhe, ndërsa në disa vende janë lëshuar paralajmërime për mot të keq.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar  bëri të ditur se në rajonin e Lamanshit, në Anglinë jugperëndimore dhe Uellsin perëndimor shpejtësia e erës arrin rreth 100 kilometra në orë.

Nga shoferët është kërkuar që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, sepse rrugët janë të rrëshqitshme. Lëvizja e feriboteve përmes Lamanshit është tejet e vështirësuar  për shkak të valëve, ndërsa ka ndërprerje edhe në trafikun hekurudhor në Skoci.

Autoritetet kanë anuluar më shumë ngjarje në ambient të hapur në të gjithë vendin. Është lëshuar edhe alarm i verdhë për paralajmërim nga shira të rrëmbyeshëm, dhe erë për pothuajse të gjithë territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Comments are closed.