Paris, 15 tetor 2018 – Gjashtë persona kanë humbur jetën në motin e keq të përcjellë me stuhi dhe reshje përmbytëse, që mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm e ka përfshirë departamentin jugor francez Od në Francën jugore.
Paraprakisht, shefi i departamentit Od, Alen Tirion deklaroi se në motin e keq për shkak të së cilës është lëshuar paralajmërim i kuq ka humbur jetën një grua, ndërsa edhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Niveli i lumit Od mëngjesin e sotëm është më i lartë nga viti 1991 dhe arrin pothuajse shtatë metra. Tirion theksoi se në disa raste uji ka qenë aq i fuqishëm që ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të depërtojnë.
Në rajonin e njëjtë, në afat prej disa orëve, ka pasur reshje shiu sa për disa muaj. Reshjet përmbytëse vazhdojnë dhe ka prurje të ujit shumë shpejt gjatë natës.
Shërbimi meteorologjik francez “Meteorens” sot shpalli alarm paralajmërues për departamentin Od, për shkak të stihive të fuqishme dhe reshjeve të shiut dhe i bëri thirrje popullatës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.