Shkup, 7 tetor – Me vranësira, i ftohtë dhe me reshje të shiut do të jetë moti sot. Reshjet e shiut kohë pas kohe do të jenë më të vrullshme dhe do të shoqërohen me erë të fortë në drejtim juglindor, veçanërisht në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 13, kurse maksimalja do të arrijë prej 10 deri në 16 gradë Celsius.
Edhe në Shkup moti do të jetë i ngjashëm – me vranësisa dhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë e fortë në drejtim juglindor.
Temperatura minimale do të ulet deri në 12, kurse maksimalja do të arrijë në 14 gradë Celsius, njoftuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike