Kryetari i administratës rajonale kurde në Irak, Mesut Barzani, në fillim të qershorit paralajmëroi se më 25 shtator do të mbahet Referendumi për pavarësi, gjë që shkaktoi një thellim të krizës edhe përkeqësimin e politikës së brendshme të Irakut. SHBA-ja, BE-ja, Turqia dhe shumë shtete të tjera të Mesdheut kundërshtuan fuqishëm vendimin e Barzanit, pasi që një gjë e tillë mund të hapë kriza të reja diplomatike në Mesdhe. Por Barzani nuk u tërhoq nga vendimi i tij, atij në përkrahje erdhi edhe Izraeli, gjë që shkaktoi reagime te mëdha në diplomacinë ndërkombëtare. Çështja e referendumit ditëve të fundit është vendosur në rendin ditës në Turqi, ku flitet edhe për mundësin e një ndërhyrjeje ushtarake. Sipas autoriteteve turke, ndarja e Irakut do të krijonte një atmosferë të re të kaosit. Në zonën ku planifikohet të përfshihet referendumi jetojnë një numër i madh i turkmenëve dhe arabëve të cilët janë shprehur kundër tij. Sipas tyre, Barzani ka për qëllim të krijojë një shtet të mbështetur nga terroristët e PYD/YPG gjë që është diçka e papranueshme për ta. Në anën tjetër, marrëveshja e Ankarasë nënshkruar më 1926 ndërmjet Turqisë dhe palëve të aleancës evropiane rihapet përsëri në diskutim. Në marrëveshjen e nënshkruar përfshihej dhënia e qytetit të Mosulit, Kerkukit dhe Alepos nën qeverisjen e Irakut dhe Sirisë, por marrëveshja e nënshkruar posedonte edhe një nen të veçantë ku theksohej se, nëse bie sovraniteti mbi këto qytete, atëherë Turqia mund të parashtroj kërkesën për t’i kthyer këto qytete në territorin e saj përsëri, gjë që mund të ndodh me 25 shtator. Sipas zyrtareve turq, një rast të tillë mund t’i jep të drejtë Turqisë për një ndërhyrje ushtarake në këto qytet, gjë për të cilën po bëhen edhe përgatitje. Prandaj, atmosfera e kaosit që rrjedh nga mungesa e autoritetit mbi qytetin e Kerkukit dhe Mosulit është duke përgatitur terren legjitim në favor të Turqisë.