Asociacioni qytetar MOST sot njoftoi se jehona e votuesve deri në ora 13 në referendum është 16 për qind, me gabime prej +/- 0,32 për qind. MOST thekson se nga vëzhguesit e tyre dhe koordinatorët rajonal janë marrë informacione për disa probleme teknike. “Në vendvotimin 1238 në komunën e Demir Kapisë, një votuesi i është lejuar të votojë pa u kontrolluar në Listën zgjedhore. Është ftuar Këshilli zgjedhor, me çka është bërë procesverbal ku është konstatuar se do të ketë më shumë lista me nënshkrime në listën”, thuhet nga MOST. Në vendvotimin 1204 në fshatin Pusta Reka, komunë e Krushevës, tetë votuesve u është lejuar të votojnë pa u nënshkruar në Listën zgjedhore. Gabimi është parë nga ana e KZ, është bërë procesverbal për rastin, është thirrur KKZ, ndërsa votimi ka vazhduar, thekson MOST.
“Në vendvotimin 2934/1, komuna Çair, tetë votues nuk kanë mundur të gjenden në Listën zgjedhore, edhe pse kanë theksuar se janë regjistruar në formë elektronike në Listë, derisa në vendvotimin 2680, komunë e Aerodromit, tre votues nuk kanë mundur të gjenden në asnjë nga procesverbalet e Listës zgjedhore, as në ueb faqe, thekson MOST. Asociacioni qytetar thekson se në vendvotimin 2232 në fshatin Golozinicë, komunë e Çashkës, Këshilli zgjedhor nuk ka vënë vulë në katër lista zgjedhore. KKZ ka dhënë instruksione që rasti të regjistrohet në procesverbal. “Në vendvotimin 0404 në fshatin Çajlë, komunë e Gostivarit, Këshilli zgjedhor ka shqyer 33 lista bashkë me numrin serik. Është bërë procesverbal për rastin”, thekson MOST.