MOST: Vendvotimet janë hapur dhe votimi zhvillohet i sigurt, sipas protokolleve shëndetësore

15

Shkup, 15 korrik – Sipas informatave të vëzhguesve dhe koordinuesve rajonal,  të gjitha vendvotimet në të cilat Asociacioni qytetar MOST ka sistemuar vëzhgues të tij janë hapur në kohë dhe deri tani nuk janë vërejtur parregullsi në realizimin e procedurës së votimit.

Siç ishte potencuar në  konferencën e sotme të parë për shtyp nga MOST,  votimi zhvillohet i sigurt, sipas protokolleve shëndetësore.

Gjatë ditës, theksojnë nga MOST, në linjën telefonike falas 080 080 080 qytetarët mund të paraqesin  parregullsi eventuale ose të japin informata lidhur me procesin zgjedhor.

Asociacioni qytetar MOST e ndjek votimin e sotëm me 900 votues. Në 696 vendvotime,  të zgjedhura sipas rastit të rastësishëm dhe përfaqësuesve, janë sistemuar njejtë po aq vëzhgues, me çka janë mbuluar 20 për qind e  numrit të tërësishëm të vendvotimeve  në territorin e gjithë shtetit, si dhe 20 për qind  e vendvotimeve në suaza të çdo njësie zgjedhore.

“Vëzhguesit e MOST janë të pandryshueshëm, dhe do ta ndjekin procesin e votimit  gjatë gjithë ditës. Përveç asaj, MOST ka  sistemuar edhe  55 ekipe mobile,  të përbërë nga dy vëzhgues,  të cilët do të shërbejnë për mbështetje logjistike të vëzhguesve të pandryshueshëm dhe përkohësisht do t’i vëzhgojnë vendet në të cilat MOST  nuk ka sistemuar  vëzhgues të pandryshueshëm. Plotësisht, 80 vëzhgues do ta vëzhgojnë punën  e komisioneve  zgjedhore komunale, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, informojnë nga MOST në konferencën për shtyp.

Asociacioni qytetar MOST e zbaton projektin  sipas Deklaratës për parime universale të vëzhgimit jopartiak  të zgjedhjeve nga ana e organizatave qytetare, si dhe standardet tjera  të pranuara ndërkombëtarisht për vëzhgim vendor të zgjedhjeve.

Potencojnë se vëzhgues i MOST është vetëm ai qytetar i cili mban bluzë të verdhë  në të cilën në anën e majtë të përparme qëndron llogoja e MOST dhe shkruan “Monitoring 2020”, posedon akreditim nga KSHZ dhe autorizim nga MOST ekskluzivisht për këto zgjedhje. 

Comments are closed.