Shkup, 29 tetor – Sipas informatave të vërtetuara të monitoruesve të asociacionit qytetar “Most”, deri në orën 17 janë evidentuar votime grupore, nënshkrim të personave në vende të gabuara, njerëz që u kanë imponuar të tjerëve për kë të votojnë si dhe probleme teknike me materialin votues, tha Zllatko Dimitriovski nga asociacioni qytetar “Most”.
Në vendvotimin 1238 dhe 1239 në Demir Kapi janë evidentuar një numër i madh personash që kanë votuar bashkërisht, 21 persona dhe 23 persona në rastin e dytë. Në vendvotimin 2957 dhe 2958 të Komunës së Shuto Orizarës janë evidentuar pesë persona për votim familjar, derisa në vendvotimin 2959, gjithashtu në Komunën Shuto Orizarë janë evidentuar 8 raste të tilla. Në vendvotimin 2929 të Komunës Butel, dy votues janë nënshkruar në vend joadekuat në listën zgjedhore. Në vendvotimin 2955- Shuto Orizarë, 3 raste u kanë ndihmuar personave të votojnë dhe u kanë treguar për kë të votojnë. Në vendvotimin 2949, në Butel, votimi është ndërprerë për 20 minuta për shkak se nuk ka funksionuar llamba utra vjollcë. Vendvotimi 2928 në Çair, një qytetar e ka fotografuar fletëvotimin, është thirrur nga policia dhe për pak kohë është ndërprerë procesi i votimit.
Nga “Most” informojnë se i ndjekin votimet me gjithsej 1000 vëzhgues, nga të cilët 910 janë të shpërndarë në vendvotime dhe mbulojnë 50 për qind të vendeve ku sot mbahet procesi i votimit. Most e ndjekin rrethin e dytë edhe me 45 ekipe lëvizëse.
“Most” apelojnë te qytetarët që të gjitha parregullsitë të cilat duan t’i paraqesin, atë mund ta bëjnë në linjën telefonik pa pagesë 080080080 si dhe në ueb platformën e tyre.