Shkup, 15 tetor – Sipas informatave të konfirmuara, të paraqitura nga monitoruesit dhe zyrat rajonale të Asociacionit qytetar MOST, deri tani janë evidentuar disa shkelje dhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor, njofton Koha.mk. Parregullsi janë evidentuar në Berovë, Aerodrom, Shtip, Mojancë, Kocani, Karposh, Çair, Shuto Orizarë dhe vende tjera.
‘Vendvotimi 1375 të Prilepit, një votues nuk ka mundur të votojë pasi në listën zgjedhore ka pasur nënshkrim tek emir i tij. Vendvotimi 2902 në Komunën Çair, një qytetarit i kanë dhënë një fletëvotim më shumë pasi dy fletat kanë qenë të ngjitura. Komisioni komunal ka kërkuar instruksione nga KSHZ-ja pas cka fletëvotimi është vendosur në një zarf të posaçëm’ tha mes tjera Darko Aleksov, kryetar i MOST-it. Përleshje verbale është vërejtur në Prilep, ndërsa në fshatin Dobresht të Komunës së Dollnenit ka pasur prani të personave jozyrtar para vendvotimeve, ku ka intervenuar policia dhe i ka larguar. Në Sh.f Petar Zdravkovski Penko ka ndodhur konflikt mes dy personash ku gjithashtu policia ka intervenuar në kohë. “Most” gjithashtu ka vërejtur se rreth shkollës fillore Vëllezërit Ramiz Hamid të Shuto Orizares janë shpërndarë produkte ushqimore nga parti të ndryshme politike. (koha)