Shkup, 29 tetor – Votim familjar, prezencë e personit të paautorizuar dhe fotografim të fletëvotimeve, janë vetëm disa nga parregullsitë që i regjistron Asociacioni qytetar MOST në votimin e sotëm në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Siç kumtoi Zllatko Dimitrioski në konferencën për shtyp, në vendvotimin 1471 në Debresht, Komuna Dollnen, janë evidentuar nëntë raste të votimit familjar, 27 vota janë keqpërdorur në vendvotimin 1472 në fshatin Llazhani, Komuna Dollnen, ndërsa në vendvotimin 0888 në fshatin Vidovishte, komuna Zërnovc, tre votues janë shënuar me ngjyrë në dorën e majtë, gjegjësisht të djathtë.