Shkup, 5 maj – Sipas të dhënave të marra nga programi PVT (grumbullim paralel i votave), që paraqet metodë shkencore matematiko-statistike, jehona e votuesve deri në ora 9:00 është 3,6 për qind, ndërsa deri në ora 10.00 është 6,6 për qind, informojnë nga Asociacioni qytetar MOST.
Sipas informacione të konfirmuara, të marra nga monitoruesit dhe zyrat rajonale të MOST-it, votimi zhvillohet në rendin më të mirë, pa parregullsi të regjistruara.
Nga MOST komunikojnë se projekti “Monitorim vendor e zgjedhjeve presidenciale dhe lokale për kryetar të komunës në Ohër, Novosellë dhe Dibër 2019” është mbështetur nga: Ambasada britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për Demokraci (NED) si dhe nga ana e Projektit të USAID-it për pjesëmarrje civile.