Shkup, 21 prill – Jehona e votuesve deri në orën 10, sipas informatave të vëzhguesve të MOST, arrin 6,6 për qind, ndërsa parregullsi janë vërejtur në Studeniçan dhe fshatin Zdunje të Gostivarit.
“Sipas informatave të verifikuara, të marra nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST, vendvotimi me numër 2344 në komunën Studeniçan nuk është hapur deri në orën 10 dhe për shkak të asaj në këtë Vendvotim sot nuk do të realizohet votimi dhe në venvotimin me numër 0531, në fshatin Zdunje, komuna Gostivar, një anëtar i bordit votues i ka shqyer tre fletvotimet e para së bashku me numrin serik dhe të njëjtat janë shfrytëzuar për votim. Është njoftuar Komisioni zgjedhor komunal, është bërë procesverbal dhe votimi ka vazhduar”, ishte theksuar në konferencën për shtyp.
Nga MOST i përgënjeshtruan informatat që u paraqitën në mediume se në konferencën e parë për shtyp të mbajtur në orën 09:00 është njoftuar për ndërprerje të votimit për shkak të mosfunksionimit të llambës UV dhe për grafit me përmbajtje politike. Në konferencën e parë për shtyp MOST njoftoi vetëm për vendvotimin me numër 2344 në komunën Studeniçan.