Shkup, 15 korrik – Asociacioni qytetar MOST deri më tani nuk regjistroi parregullsi në vendvotimet në të cilat kanë vëzhgues të tyre, u cek në konferencën e sotme për shtyp të MOST-it.
Siç thuhet, sipas të dhënave nga programi PVT, për jehonën e votuesve në njësi zgjedhore, në NJZ 1 deri në orën 11:00 votuan 17,62 për qind, deri në orën 12:00 22,82, deri në orën 13:00 27,58 për qind dhe deri në orën 14:00 32,02 për qind.
Në NJZ 2, sipas MOST-it, deri në orën 11:00 votuan 15,09, deri në orën 12:00 19,79, deri në orën 13:00 24 dhe deri në orën 14:00 27,79 për qind, përderisa në NJZ 3 deri në orën 11:00 19,41, deri në orën 12:00 24,78, deri në orën 13:00 29,41 dhe deri në orën 14:00 33,74 për qind.
Në Njësinë zgjedhore 4, deri në orën 11 votuan 18,74 për qind, deri në orën 12:00 24,24, deri në orën 13:00 29,16 dhe deri në orën 14:00 33,73 për qind. Në NJZ 5 deri në orën 11:00 votuan 15,81, deri në orën 12:00 20,49, deri në orën 13:00 24,98 dhe deri në orën 14:00 29,11 për qind.
Në Njësinë zgjedhore 6, deri në orën 11:00 të drejtën e votës e realizuan 8,97 për qind, deri në orën 12:00 12,72 për qind, deri në orën 13:00 16,62 dhe deri në orën 14:00 20,72 për qind.