Moskë, 28 tetor – Rusia apeloi tek vendet anëtare të NATO-s me kujdes ta studiojnë deklaratën e presidentit rus Vlladimir Putin për deeskalimin e tensioneve lidhur me sistemimin e raketave me arritje të mesme dhe të shkurtër dhe propozimin e tij për vendosjen e inspektimeve të ndërsjella të sistemeve raketore, kumtoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
“Për fillim, apelojmë që iniciativat ruse me kujdes ta studiojnë dhe jemi të gatshëm t’u japim sqarime shtesë propozimeve tona. Mbesim të hapur për bashkëpunim konstruktiv ndaj parimeve të sigurisë së barabartë dhe të pandashme, me qëllim që t’i ulim pasojat negative nga mossuksesi i Marrëveshjes për mjete bërthamore me arritje të mesme”, thuhet në kumtesë.
Ministria ruse e Punëve të Jashtme gjithashtu shtoi se “pret që vendet anëtare të NATO-s, veçanërisht Gjermania, të tregojnë përgjegjësi”.