Moskë, 16 prill – Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Rjabkov në takimin me ambasadorin amerikan në Moskë, Xhon Salivan, i cili u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme, paralajmëroi se Moska sërish do të ndërmarrë masa si përgjigje e sanksioneve në Uashington.
“Ambasadorit i është thënë se së shpejti do të pasojnë një sërë masash reciproke”, publikoi MPJ-ja ruse.
Ministria ruse vlerëson se Moska për shumë vite dëshmon qasje jashtëzakonisht të përgjegjshme ndaj ruajtjes së marrëdhënieve me SHBA-në në nivel të pranueshëm, por se Uashingtoni vetëm e ka përkeqësuar gjendjen gjatë administratave të njëpasnjëshme, duke u përgjigjur në impulse konstruktive.
Uashingtoni dje publikoi se vendosin sanksione për gjashtë kompani teknologjike ruse dhe i dëbojnë dhjetë diplomatë rusë.
Ambasadori amerikan në Rusi pas kësaj deklarate u thirr në MPJ-në ruse.