Moskë, 26 mars – Moska do t’i dëbojë së paku 60 anëtarë nga stafi i misioneve diplomatike amerikane në Rusi, si përgjigje e vendimit të Uashingtonit për të dëbuar diplomatë rusë.
Këtë e pohon Vlladimir Xhabarov, deputet në Parlamentin rus dhe zëvendëskryetar në Komitetin e Punëve të Jashtme në një deklaratë për mediumet ruse.
Deri më tani nuk ka deklaratë nga persona zyrtarë të MPJ-së ruse dhe Kabinetit të Presidentit.