Shën Petersburg, 7 qershor – Moska dhe Pekini janë dakordësuar për ndërtimin edhe të katër centraleve bërthamore në Kinë, të cilat do t’i projektojë Rusia, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin në forumin ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg.
“Në Kinë janë ndërtuar katër centrale bërthamore Tianvan me pjesëmarrjen e Rusisë”, deklaroi Putini para pjesëtarëve të forumit ruso-kinez.
Ai shtoi se janë arritur marrëveshje për ndërtimin edhe të disa centraleve bërthamore në Rusi.
Putini, gjithashtu, e ka potencuar rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën e hulumtimeve shkencore.