Manekenia bjelloruse Anastasia Vashukevich është arrestuar sot në Moskë me të aterruar nga Tajlanda.
Ajo ka pohuar të ketë dëshmi për përzierjen ruse në zgjedhjen e Donald Trump për president të SHBA-së.
Policia e Moskës ka kumtuar se ajo është arrestuar me akuzat për prostitucion, transmeton AP, përcjell Koha.net.
Vashukevičh ka qenë në një burg tajlandez që nga shkurti i vitit të shkuar prej nga u deportua pasi u deklarua fajtore për shantazh për marrje parash me disa persona të tjerë.
Në rrjete sociale ajo është e njohur me emrin Nastja Ribka.
Më herët ajo kishte pohuar të ketë xhirime të oligarkut rus Oleg Deripaske duke folur për përzierje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.
Këto xhirime, thotë AP, ajo nuk ka i ka publikuar kurrë. Bashkë me të në Moskë janë arrestuar edhe katër persona nga gjithsej 7 sa ishin deportuar nga Tajlanda.