Zlatan Ibrahimovic vetëm sa po bëhet më i mirë me moshën dhe për këtë gjë e mbështesin statistikat, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. Sulmuesi i LA Galaxy, tashmë 37-vjeçar, ka shënuar 300 gola që prej se ka mbushur 30 vjeç më 3 tetor 2011. Dhe ato kanë ardhur në vetëm 371 ndeshje, që do të thotë se mesatarja e golave të tij pas moshës 30-vjeçare është 0.81 për ndeshje.