Tetë nga dhjetë britanikë të moshës së mesme janë mbipeshë, joaktiv dhe konsumojnë shumë alkool. Zyrtarisht thuhet se grupmosha 40 deri në 60-vjeç e neglizhojnë shëndetin e tyre sepse janë shumë të zënë duke u përkujdesur për fëmijët dhe duke punuar. Rreth 83% kanë një mënyrë të jetesës tepër të çrregulluar thotë një studim i Institutit të Shëndetit Publik në Angli dhe zbuluesve të Universitetit të Oxfordit. Kjo përfshin 63% të femrave dhe 77% të meshkujve që janë mbipeshë. Pothuajse tre e katërta e grave dhe një e katërta e burrave janë joaktivë, që do të thotë se ata bëjnë më pak se 30 minuta ushtrime në javë. Vetëm 13% e meshkujve të moshës së mesme dhe 21 % e grave kanë një peshë normale janë fizikisht aktiv dhe nuk konsumojnë shumë alkool. Të dhënat më shokuese janë se 30 % e popullatës janë me mbipeshë. Këto shifra janë rritur qe nga viti 1996 kur vetëm 21.5% ishin në mbipeshë, transmeton Koha.net. Britania kryeson si vendi me më së shumti njerëz mbipeshë në Evropë dhe së fundmi qeveria është kritikuar mjaftë shumë pasi ka dështuar ti adresoj këto kritika. Profesori Muir Gray ekspertë i shëndetit publik në Universitetin e Oksfordit tha se : “Shumica e njerëzve në ditët e sotme bëjnë një mënyrë të jetesës jo të rregullt dhe janë ata të moshës së mesme që vuajnë më shumë “Jeta e zënë me punë është e vështir të jetohet shëndetshëm, mirëpo vetëm një ndryshim i vogël në mënyrën e jetesës do të jetë shumë fitimprurëse që njerëzit të jenë të shëndetshëm tani dhe në vazhdimësi të jetës së tyre. Britanikët janë shumë joaktivë dhe ata nuk marrin kalori sa kanë bërë gjeneratat më parë thotë studimi. Ranglista tregon se një burrë gjatë ditës konsumon deri ne 2.500 kalori ndërsa një grua rreth 2.000 kalori. Mirëpo kjo ka ndodhur gjatë Luftës së Parë Botërore kur të rriturit ecnin në këmbë për në punë dhe vizitonin shokët personalisht pa i thirrur apo pa u shkruar. Dr Joan Costa-Font, i cili ka studiuar politikat e ushqimit thotë se: Jeta në shekullin 21 është tipike e bazuar në punën që ne bëjmë dhe konsumimi i tri apo katër shujtave në ditë bënë që ne të marrim më shumë kalori sesa ata që kanë bërë në përditshmërinë e tyre. “Ne ende ushqehemi sikurse prindërit tanë apo më keq mirëpo ne nuk lëvizim aq sa kanë lëvizur ata. Njerëzit për një kohë të caktuar vizitojnë njëri-tjetrin vetëm përmes Skype-t. Ne përdorim automobilin apo autobusin në vend se të ecim”, ka thënë ai. “Në mënyrën e jetesës ne kemi ngecur dhe jemi bërë më të pa përmbajtur dhe nuk kemi ndryshuar mënyrën e të ushqyerit duke u përshtatur me rrethanat në të cilat jetojmë. Pra duhet të hamë më pak sot”.