Infrastruktura në këto vendbanime jo më larg se 1 kilometër nga kryeqendra, pamundësojnë që të vijë në kohë ambulanca apo ekipet e zjarrfikësve. Banorët e papërgjegjshëm të këtyre lagjeve, për shkak të rrugicave të ngushta dhe tollovive që shkaktojnë makinat e parkuara në rrugica, ndikojnë që të mos futet ambulanca apo zjarrfikësi
Zejnulla VESELI
Shkup, 10 shtator – Të jetosh në Komunën e Çair është sikur të jetosh në mal. Kështu shprehen banorët e lagjeve në komunën Çair. Jo vetëm banorët për afaristët që ka restorante luksoze në këtë komunë shprehen se ata janë dëshmitarë se në këtë komunë shpesh herë kur ndodhin fatkeqësi në komunikacion apo kur ndonjë i afërmi i tyre të ketë pasuar probleme shëndetësore edhe pse në kohë ka thirrur ndihmën e shpejtë të njëjtit ka ndodhur të vonohen plotë një orë apo mos të vijnë fare, shkruan gazeta KOHA.
Javë më parë kishte ndodhur që një grua të alivanoset teksa po hante darkë në një restorant në Çair me familjen e saj. Puna e parë që duhej bërë në raste të tilla, është thirrja e urgjencës. Por, nëse sëmureni në Çair, e keni vështirë të merrni ndihmën mjekësore, sepse autoambulanca vonon aq shumë sa pacienti mundet edhe të vdes.
Këtë situatë më së miri na e ilustron njëri nga kamerierët që kishte qenë dëshmitarë i kësaj skene. Ai tregon se kishte punuar kamerier në Austri, Gjermani, Zvicër dhe Finlandë dhe sipas praktikës kur ndodhë që ndonjë klient të sëmuret, duhet thirrur menjëherë autoambulancën.
Bashkëbiseduesi ynë kishte provuar t’i ndihmojë mysafires që ishte alivanosur dhe pa humbur kohë e kishte thirrur ndihmën e shpejt, por ishte befasuar së tepërmi kur zëri përtej telit i kishte thënë prisni 10 apo 15 minuta, nëse nuk bëhet më mirë kërkoni prapë dhe do ta çojmë ambulancën. Ashtu edhe kishte ndodhur. Kalojnë 15 minuta dhe gjendja e gruas aspak nuk përmirësohej. Kamarieri sërish kërkon ndihmën e shpejtë, duke sqaruar edhe njëherë se gjendja e klientes po shkonte duke u përkeqësuar. Kësaj radhe vjen përgjigja se do niset një ambulancë dhe ekipi mjekësor, por jo aq shpejt siç pritej. Është dashur të bëhet edhe një telefonatë që autoambulanca të arrijë pas 50 minutave (!). Derisa mjekja kryente intervenimin, më shikoi si e habitur dhe më tha paskeni pasur plotë vetura të parkuara jashtë restoranti, vallë nuk deshi askush ta çon deri në spital po duhej të prisni kaq shumë të vij ndihma e shpejtë, tregon kamerieri i dëshpëruar, i cili në bisedë e sipër e kishte kuptuar se autoambulanca vinte nga Poliklinika Çairit
Pas kësaj ngjarje që ndodhi, thotë kamerieri, pyes veten se jetojmë në Çair apo në xhungël.
“Si është e mundur që një qytetar në lagjet e komunës së Çairit ndodhë të denoncohet se e ka parkuar veturën në vend të gabuar dhe pas kësaj “marimanga” të vij për pesë minuta dhe ta merr veturën e keqparkuar ndërsa ndihma e shpejtë vjen pas një ore. Kjo mund të quhet xhungël urbane dhe një ferr për të jetuar”, thotë kamerieri.
Për të mësuar më tepër se pse vonohet ndihma e shpejtë dhe ekipet mjekësore, për banorët e lagjeve në Çair të Shkupit, kontaktuam qendrën e shpejtë në numrin 185. “Personi e cili pranoi thirjen mu në pyetjen se pse ndihma e shpejtë vonohet për intervenim në lagjet e Çirit mu përgjigj se lagjet në komunën e Çairit aspak nuk janë të urbanizuara. Rrugët në këtë komunë janë të imporvizuara, me rrugica të ngushta ku nuk hyn ambulanca, me ndërtesa banimi që nuk respektojnë distancën nga njëra tjetra. Kjo është arsye e vetme se pse ekipet mjekësore të ndihmës së shpejtë nuk intervenojnë në kohë kur marrin thirrje për ndonjë pacient që është rëndë i sëmurë”, u përgjigj personi që e pranoi thirrjen tonë dhe shtoi se është mirë që të martën e javës së ardhshme të bisedojmë me drejtorin e Ndihmës së shpejtë se pse ai nuk është sot në punë dhe kthehet të martën.
Por banorët e lagjeve në Çair nuk ankohen vetëm nga vonesat e ndihmës së shpejtë. Ata ankohen edhe për vonesat e zjarrfikësve.
“Në këso raste nuk janë fajtorë vetëm ndihma e shpejtë apo zjarrfikësit. Fajin më të madh e kanë vetë banorët. Infrastruktura në këto vendbanime jo më larg se 1 kilometër nga kryeqendra, pamundësojnë që të vij në kohë ambulanca apo ekipet e zjarrfikësve. Banorët e papërgjegjshëm të këtyre lagjeve për shkak të rrugicave të ngushta dhe tollovive që shkaktojnë makinat e parkuara në rrugica, ndikojnë që të mos futet ambulanca apo zjarrfikësit. Prandaj druajmë se mund të rrezikohemi nga fatkeqësi kolektive. Këtu nëse digjet një shtëpi, digjet i gjithë Dizhoni. Mos të flasim për ndihmën e shpejtë. Ka ndodh jo një herë por shumë herë të mos të vijë në kohe ambulanca për shkak veturave të parkuara në rrugica.”tha një banor i lagjes Dizhon. (koha.mk)