Nga Zenel MIFTARI
Uinston Churchill, e pati karakterizuar Ballkanin se prodhon histori më shumë se sa që mund të konsumoj. Thënia e tij edhe pse është më e vjetër se 50 vite edhe sot e kësaj dite është aktuale. Kjo vërtetohet nëse shohim zhvillimet e fundit në këtë pjesë të Europës. Por zhvillimet më të rëndësishme po janë mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i planifikuar i 27 qershorit ët këtij viti mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë, u anulua shkaku i një aktakuze ende të pa konfirmuar që u publikua nga Gjykata Speciale për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. Kjo është edhe një ndër rastet e vetme që arritja e një marrëveshje zvarritet me publikimin e një aktakuze të një përfaqësuesi të një shteti. Zakonisht bisedimet zvarriten nga tragjeditë kombëtare, zvarritje e qëllimshme nga ana e ndonjë përfaqësuesi, tërheqja e përfaqësuesve e kështu me radhë. Por në rastin e Kosovës ndodhi krejt diçka tjetër. Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, sa është e rëndësishme për Kosovën, aq është e rëndësishme edhe për rajonin. Së pari duhet ta dimë se Kosova përveç se është tok e thatë, ajo nuk e ka “kanalin e Suezit”, apo “ngushticën e Hurmuzit” dhe kjo e bënë më pak të rëndësishëm për fuqitë botërore, sepse i mungon pozita e favorshme gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Duke i pasur të gjitha këto “anë negative”, përsëri ShBA-të janë angazhuar me seriozitetin më të madh, veçanërisht kohën e fundit për t’i dhënë fund mos marrëveshjeve Kosovë-Serbi. Rreziku i stagnimit të negociatave, mund të shndërrohet nga ndërprerje e përkohshme në të përhershme, të bie interesimi i negociatoreve dhe qoftë larg rikthimi i ndonjë konflikti të mundshëm. Shpejtimi për të arritur një marrëveshje sado që mund të duket kundër Kosovës, në thelb ajo është në favor të saj, sepse nuk mund ta kemi gjithmonë këtë komoditet ndërkombëtar që e kemi tani me të gjitha këto të “meta” si dhe nuk kemi as fuqi diplomatike, ushtarake apo politike. Arritja e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, do t’u sjellë të dy vendeve zhvillim ekonomik, anëtarësim në organizatat euroatlantike dhe Kosovës ulëse në OKB. Në diplomaci dhe në arritje e marrëveshje kanë rol të rëndësishëm dhe simbolikat, e paranegocimit, të cilat janë mesazhe të vogla për ta vërejtur se kush ka bërë lëshime fillestare. Një ndër simbolikat e një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, është se bisedimet zhvillohen vetëm (lexo: VETËM) me ndërmjetësimin e ShBA-së, e cila është aleate e pa diskutueshme e Kosovës dhe këtu bëhet përjashtimi i Rusisë dhe Kinës edhe pse janë mike të shtetin Serb, që gjithashtu janë anëtare të përhershme në këshillin e sigurimit të OKB-së. Përfshirja e tyre në dialog, mund të përfundonte me një marrëveshje edhe më fatale për Kosovën sa që e mendojmë dhe kjo mund të thuhet se është një nga garat e fituara në “olimpiadën” e bisedimeve.
Tani kohën e fundit në opinion qarkullonte një marrëveshje “sekrete”, për shkëmbim territoresh mes të dy vendeve, por të cilën e kanë mohuar të gjithë lojtarët e përfshirë për arritjen e marrëveshjes dhe së fundmi edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili pas një udhëtimi në Uashington tha se nuk ka as marrëveshje sekrete, as shkëmbim territoresh. Deri sa dhe Bolton, thotë se ideja e shkëmbimit territorial nuk ka qenë ide amerikane por e vet presidentëve të dy vendeve, gjithashtu ai tregon edhe frikën e BE-së, që të pranonin ndarjen e Kosovës, për shkak ndjeshmërisë që mund të ketë në rajon dhe të nxit konflikte të reja. Ndryshe, nuk ka informacione zyrtare mbi këtë marrëveshje se në cilën fazë janë bisedimet në atë të formulimit të marrëveshjes apo në fazën e detajeve. Por ajo çka paraqitet publikisht shihet se arritja e një marrëveshje formulimin e detajeve dhe përfundimin e saj. Por fatkeqësisht sapo u vendosën bisedimet në binarë, tani dolën pengesa tjera që stagnuan formulimin e një marrëveshje të tillë. Duhet ta kemi të qartë se çdo vonim i një marrëveshje do të jetë në dëm të Kosovës. Për të stimuluar, arritjen e sa më shpejt të Marrëveshjes, ShBA-të, duhet të vendosin afate simbolike dhe artificiale ndaj ekipeve negociatore. Në një marrëveshje, sigurisht që duhet të ketë lëshime nga të dy anët për të dalë faqebardhë dhe për të siguruar paqen në vend dhe rajon. Çmimi i paqes sado që na duket i vështir për ta pranuar duhet të pajtohemi me atë dhe të ecim përpara drejtë BE-së dhe NATO-s. Qytetarët e Kosovës, duhet ti besojnë Amerikës, sepse asnjëherë nuk i ka gënjyer dhe tradhtuar por prapë është e rëndësishme se kush na përfaqëson në bisedimet me Serbin. Në fund po e përfundoj me thënien e Benjamin Frenklinit i cili thotë: Kurrë nuk ka pasur luftë të mirë ose paqe të keqe.