Ka disa arsye për të cilat nuk duhet të merrni asnjëherë iniciativën për të shtypur apo hequr puçrrat që ju shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit. Arsyeja e përgjithshme është se rrezikoni të merrni infeksion, gjë e cila mund të çojë në zmadhimin e puçrrës. Gjithashtu, shtypja mund të lërë shenjë pasi puçrra të jetë zhdukur. Arsyeja kryesore pse nuk duhet të shtypin kurrë një puçërr që shfaqe në trekëndëshin nasolabial, është se kjo pjesë është e lidhur me damarë që shkojnë direkt në tru. Nëse e shtypni, rrezikoni që infeksioni të shkojë në gjak dhe për pasojë të keni komplikacione në shëndet. Por, çfarë duhet të bëni nëse vëreni një puçërr? Vendosni krem antiseptik dhe shmangni përdorimi i makijazhit për 2-3 orë. Nëse keni me shumicë atëherë duhet të konsultoheni me një mjek dermatolog.
https://www.youtube.com/watch?v=Wn2X8Q3zPF4