Krystal Hayes, një nënë nga Anglia ka paralajmëruar prindërit që të mos i puthin kurrë bebet e tyre, pasi që foshnja e tyre e porsalindur ishte prekur nga meningjiti pas një puthjeje të lehtë. Ata e kishin dërguar djalin e tyre nëntë-ditës në spital pasi që ai kishte zjarrmi dhe nuk mund ta duronte të prekej. Doktorët më vonë e kishin informuar atë që infektimi mund të jetë transferuar nga një puthje e pafajshme. “Këshilla ime për të gjithë është që të mos e puthni foshnjën e porsalindur. Pikëllimi dhe dhimbja nuk ia vlejtën as për njëmijë puthje”, tha Hayes.