Mos i injoroni këto shenja, paralajmërojnë sëmundje të rënda

Leucemia njihet si kanceri i gjakut, i cili ndikon në qelizat e bardha të trupit tuaj. Ata njerëz që vuajnë nga leucemia kanë dëmtuar qelizat e bardha të gjakut që mbushin qelizat e shëndetshme dhe mund të shkaktojë probleme serioze.

Këtu janë disa nga shenjat e saj, të cilat kurrsesi s’duhet t’i injoroni:

Lëkurë e zbehtë

Për shkak të faktit që ju keni vetëm disa qeliza të shëndetshme, mund të zhvilloni aneminë që mund të rezultojë në lëkurë të zbehtë, shkruan panorama. Anemia gjithashtu mund të bëjë që duart tuaja të ndihen të ftohta gjatë gjithë kohës, sipas disa ekspertëve.

Lodhje

Lodhja është një simptomë e zakonshme e leucemisë. Anemia mund të jetë gjithashtu fajtore për lodhjen tuaj.

Infeksione

Qelizat e gjakut janë thelbësore për sistemin tuaj imunitar. Infeksionet ose ethet janë ndër simptomat më të zakonshme në rastet e leucemisë.

Probleme me frymëmarrjen

Nëse vëreni që frymëmarrja juaj është ndryshe nga ajo e mëparshmja, atëherë bëni mirë të konsultoheni sa më parë me mjekun tuaj.

Disa simptoma të tjera:

Gjakderdhje nga hunda, ethe ose të dridhura, nyje limfatike të fryra.