Mundohemi të blejmë gjithnjë bananet më të verdha, të mëdha dhe mundësisht pa asnjë njollë të zezë në lëkurën e tyre. Nëse në shtëpi bananet qëndrojnë prej disa ditësh shumë prej nesh ato të “prishurat” i hedhin në koshin e mbeturinave duke menduar se mund të na dëmtojnë. Një banane me pika kafe duhet e keqe në pamje, por nuk është e thënë që ta hidhni në koshin e plehrave. Mos bëni siç bëjnë çdo ditë pjesa më e madhe e njerëzve të cilët, sipas llogaritjeve hedhin rreth 1.4 milionë banane në koshin plehrave, vetëm sepse marrin këtë ngjyrë jo të këndshme për syrin. Një studim i publikuar së fundmi tregoi se ekzistojnë mënyra të ndryshme se si mund të shijohet një banane, edhe pse mund të duket e prishur. Sipas të dhënave, 1 nga 3 persona i hedh bananet që marrin ngjyrë kafe dhe 1 në 8 persona nuk e konsumon një banane me ngjyrë jeshile. Sipas Paul Crewe, i cili është autori kryesor i studimit, tashmë ekziston një dyqan ku njerëzit mund të mësojnë se si t’i shpëtojnë bananet nga hedhja në mbeturina. “Blerësit do të gjejnë frymëzimin e duhur nëpërmjet recetave të ndryshme që të bëjnë edhe bukë me banane. Nuk është më e nevojshme që ato të zhduken”, është shprehur ai për BBC. Ka rezultuar se mbetjet e bananeve mund të sjellin përfitime prej 100 milionë dollarësh, prandaj në recetat që do të dalin në treg do të ketë mënyra të ndryshme të përdorimit, edhe prej ngjyrës.