Shkup, 12 mars – Në pajtueshmëri me Ligjin për të huaj, personat fizik dhe juridik të cilat u japin shërbime për vendosje dhe qëndrim të të huajve janë të obliguar ti paraqesin për qëndrim të personave nga jashtë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në afat prej 12 orësh nga ardhja e tyre, njofton Koha.
Personat tjerë tek të cilët qëndrojnë të huajt janë të obliguar ta paraqesin në afat prej 48 orësh personin tek stacioni më i afërt policor.
Me qëllim thjeshtësimin e procedurës paraqitja mund të bëhet edhe në mënyrë elektronike edhe atë në afat prej 24 orësh.