Shkup, 19 korrik- Edukim dhe ngritje të vetëdijes për udhëtim të sigurt dhe përgjegjës gjatë verës dhe zvogëlim të numrit të aksidenteve dhe viktimave në to është qëllimi i fushatës edukative “Mos fluturoni, veroni”, që do të realizohet në dy muajt e ardhshëm nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve (KRSKRR).
“Ditët e dedikuara për pushim veror, në Maqedoni edhe në korniza botërore janë të njohura si ditët më fatale në rrugë kur numri i aksidenteve me pasoja fatale në mënyrë drastike rritet. Si përgjigje e kësaj paraqitje brengosëse dhe të statistikës së zezë, organizatat botërore çdo vit e realizojnë fushatën “100 Deadliest Days of Summer”, thonë nga KRSKRR.
Sipas statistikës gjatë muajve korrik dhe gusht, në Maqedoni vitin e kaluar kanë ndodhur 39 aksidente në të cilat e humbën jetën gjithsej 47 persona, ndërsa në 826 aksidente më rëndë janë lënduar gjithsej 1.333 persona.
“Ajo është arsye dhe motiv, pikërisht në këtë periudhë, shoferët dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion më mënyrë plotësuese të edukohen për rregullat dhe dispozitat, përkatësisht në mënyrën më të sigurt dhe përgjegjëse të arrijnë deri në destinacionin e dëshiruar”, citohet në kumtesën e KRSKRR.
Fushata do të realizohet gjatë muajve korrik dhe gusht dhe në këtë periudhë KRSKRR dhe MPB me aksione të koordinuara shpesh herë do të jenë të pranishëm në opinion dhe në terren. Aktivitetet dhe materialet edukative do të përgatiten në gjuhën maqedonase dhe angleze dhe përveç shoferëve vendorë do të përfshihen edhe turistët, si dhe shoferët të cilët transitojnë në mbarë Maqedoninë.
“Qëllimi ynë si Ministri e Punëve të Brendshme nuk është vetëm represioni, por edhe veprimi parandalues përmes edukimit dhe ngritjes së vetëdijes dhe në atë drejtim së bashku me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve, në periudhën e ardhshme do të realizojmë më shumë aksione edukative për pjesëmarrje përgjegjëse në komunikacion”, potencojnë nga MPB.
Këtë verë do të realizohen shumë aktivitete edukative të komunikacionit, përkatësisht do të organizohet aksion për distribuimin e materialeve edukative në vendkalimet kufitare në Republikën e Maqedonisë, do të vendoset automjet i thyer nga aksidentet në vendet publike me porosi për përkujtim të pasojave nga aksidentet, do të organizohen pika mobile për ndarjen e ujit dhe materiale edukative përgjatë korridorit 8 dhe 10, do të organizohen aksione edukative nëpër objekte hotelierike dhe shumë aktivitete tjera me qëllim të ngritjes së vetëdijes për komunikacion më të sigurt.
“Vera është koha për pushim dhe relaksim, por për fat të keq statistika konfirmon se në periudhën verore shumë familje mbesin pa të afërmit e tyre, përkatësisht shumë jetë janë humbur në rrugë për shkak të gabimeve ose pjesëmarrjes së papërgjegjshme në komunikacion. Porosia e KRSKRR deri te shoferët “Këtë verë, mos fluturoni – veroni!”. citohet në kumtesë.
MPB dhe KRSKRR apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes në temperaturat e larta dhe parregullsitë teknike të automjetit, të vozisin të pushuar dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.