Duke fjetur me celularin tuaj afër jush derisa ai është duke u karikuar nuk është e pazakontë, por për një nënë të re, duket se mbajtja e një iPhone afër, ka pasur pasoja të dhimbshme. Dionne Baxter, 24-vjeçe, e kishte zënë gjumi pranë iPhone-t që po karikohej, por kur është zgjuar të nesërmen, ka vërejtur se kishte pësuar një djegie prej disa centimetrash në gjoks. Baxter, një ish-punëtore në një magazinë në Purfleet në Essex, nxitimthi shkoi në spital, ku mjekët u përpoqën që t’i trajtonin plagën me krem antibiotik dhe qetësues, transmeton Telegrafi. “Kur e kam prekur telefonin, ishte aq i nxehtë, sa nuk mund ta merrni me mend”, tha Baxter, duke bërë të ditur se do ta padisë markën e njohur të telefonave për këtë dëm. Kujtojmë se vetëm dy javë më parë, edhe Jake Parker, 18, i kishte ndodhur e njëjta gjë, por ai kishte pësuar një djegie në krahun e saj nga iPhone 5.