Fëmijët po zhvillojnë probleme permanente në shikim e tyre, ngaqë nuk janë duke i testuar sytë me kohë, kanë paralajmëruar mjekët. Shoqata e Oftamologëve në Britani ka realizuar një anketim me 1,200 njerëz dhe gjetjet kanë treguar se një e katërta e fëmijëve në shkollë nuk janë testuar për sy. Ndërsa 52% e prindërve kanë deklaruar se kanë menduar që këto testime ofrohen në shkollë fillore. Përderisa disa shkolla ofrojnë skanimin, këto testimet janë më pak gjithëpërfshirëse. Diagnoza e vonuar mund të shkaktojë probleme siç mund të jetë amblyopia.