Mos e teproni me çokollatë

16

Një studim i fundit bën të ditur se konsumimi i i tepërt i çokollatës mund të rrisë rrezikun nga kanceri i zorrëve. Kjo sepse ushqimet e pasura me antioksidantë, si çokollata, arrat dhe manaferrat ndërveprojnë me bakteret e zorrëve. Ekipi nga Universiteti Hebraik i Izraelit në Jeruzalem tha se shumica e kancereve gastrointestinale fillojnë në zorrën e trashë.

Profesori Yinon Ben-Neriah u shpreh: Shkencëtarët kanë filluar t’u kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje rolit që luajnë mikrobiomet e zorrëve në shëndetin tonë. Këto përfshijnë efektet e tyre pozitive dhe  rolin e tyre shkatërrues. Ai më tej shtoi se ata persona që kanë rrezik të lartë nga kanceri i zorrëve duhet të bëjnë kontrolle më të shpeshta dhe të kenë kujdes për ushqimet që konsumojnë.

Sipas studiuesve, duhet shmangur konsumimi i tepërt i çokollatës. Është e rëndësishme të përfshihen antioksidantët, që zakonisht gjenden në sasi të madhe në fruta dhe perime. Ato mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe kancer.

Comments are closed.