“…Modestia e tepruar dhe ajo përulja jo e merituar ndaj njerëzve të paragjykuar mund të të sjellë telashe, sidomos me njerëzit me të cilët nuk ke gjë të përbashkët as në moral, as në fiqir e as në trashëgimi. Andaj, është mirë të jesh modest, por ama gjithsesi me karar dhe pa zarar”
Nga Fadil LUSHI
“Ata që merren me thashetheme, me e pa të drejtë” më thonë se shkrimet i kam paksa “me hatër e me temena” sidomos kur shkarravis për politikë.., më thonë se shkrimet i bëj“toptan”me dy e më shumë standarde, njësoj si ajo puna e “burrave me barrë a pak shtatzënë dhe grave me prostatë”, ca të tjerë hiç pa i lexuar, me plotë gojë ulërijnë kinse i kam njësoj si ato “kasollet prej kashte, prej qerpiçi e me dërrasa, të gjitha të mbuluara me cergën e merimangave”, shkrime njësoj si ato “kameleonët a zvarranikët të vendeve të ngrohta, që ndërrojnë ngjyrën e lëkurës në përshtatje me ngjyrën e mjedisit ku ndodhen…,”,shkrime “që ngrenë tymnajë kot së koti”,shkrime ku shkarkohet e shfryhet i gjithë mllefi iakumuluar,imi dhe i të tjerëve që (nuk) mendojnë si unë, shkrime që “dezertojnë a shmangen nga Gjuha e Sotme Shqipe…”,shkrime që bëhen me “sugjerime a me porosi”, shkrime mu si ajo puna e lapidarit të ushtarit të panjohur shkronjat e të cilit tashmë kanë filluar të zbehen, shkrime njësoj si ajo poezia Anës lumenjve e shkruar nga Fan Noli: “Arratisur, syrgjynosur, /Rraskapitur dhe katosur, /Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës detit i palarë, /Anës dritës i paparë, /Pranë sofrës i pangrënë, /Pranë dijes i panxënë, /Lakuriq dhe i dregosur, /Trup e shpirt i sakatosur…”, “shkarravina”me shumë tarafe që nuk dallohen a nuk shquhen mirë, shkrime njësoj si “ato kockat që i hidhen zagarit për t’i lëpirë”, shkrime njësoj si ato “hapësirat e shpellave nënujore, që nëse futesh në to, nuk del dot i gjallë”…, shkrime njësoj si ajo puna e plakut me mjekrën e thinjur, i cili sabah e aksham heq tespihet…, shkrime njësoj si ajo puna e burokratit që shërbimet i bën me “dollarë e me euro…”, njësoj si “puna e besimtarit të rremë, i cili dikur vidhte natën dhe mandej, para namazit të xhumasë, ia jepte fukarait zeqatën”…
Miqtë e mi të nderuar e të çmuar, në veçanti ata që kanë aftësi të lexojnë mes të rreshtash, më thonë se opinionet i qëndis duke iu referuar shprehjeve proverbiale, otomanizmave, dialekteve territoriale, barsoletave,ironisë therëse e të hidhur dhe, në fund, shkrime“açik” dhe pa dorëza. Disa të tjerë sikur pahiri harrojnë ta theksojnë formulën e shkurtër që lakon normën juridike ku, pos të tjerash, thuhet se e drejta ime (për të shkruar) fillon aty ku mbaron e drejta jote e “paragjykimit”. Unë do të vazhdoj t’i bëj shkrimet drejtpërdrejt dhe pa frikë. Një gjë di,të gjitha shkrimet e deritanishme i kam bërë me sebepe dhe jo me hatëre me tarafe, jo me këshilla e kërkesa të fryra a të padrejta. Ç’është e vërteta, vështrimet me temena, gjithmonë ua kam dedikuar dëshmorëve të vatanit, foshnjave për gjiri, NËNËS shqiptare dhe të vërtetës! Shkrimin në vijim do t’ia kushtoj “haxhibabës” nga mëhalla jonë, i cili në fiqir është me “tamam”, por ama sot e kësaj dite nuk “dëgjon mirë nga veshët”. Dikur moti, një “miku të tij” në nevojë, i kishte shkuar në ndihmë (morale dhe materiale). Pasi që kishte “realizuar nijetin”, nevojtari prej “axhamiu e sherrxhiu” i kishte dhënë uratën: “Të faleminderit që më ndihmove. Zoti të dhëntë xhehenemin!”. Meqenëse “haxhibaba”, është paksa “hafif” nga turqishtja e vjetër, e kishte pranuar uratën duke menduar se bëhet fjalë për “xhenetin”… dhe hiç fare nuk kishte “haber” se miku i tij që më herët, prej inati e kishte vënë në nishan për ta qëlluar e gjymtuar shpirtërisht vetëm e vetëm pse shquhet për mirëbërësi dhe modesti. “Haxhibaba” ynë i dashur, shumë vonë e kuptoi se sipas etimologjisë a drejtshqiptimit të gjuhës osmane fjala “xhenet” nga fjala “xhehenem” dallon vetëm me një shkronjë.
Një ditë kur më takoi “haxhibaba”më tha: “Ore qerrata, në do bësh shkrimin e radhës, fillimisht duhet të heqësh dorë nga ajo doktrina filozofike që llafos dualizmin e papajtueshëmsi dhe nga modestia a thjeshtësia jote e tepruar…, pavarësisht se psikologët me shumë të drejtë thonë se modestia është virtyt për aq kohë sa njeriu nuk e proklamon si të tillë dhe, mos harro, ngandonjëherë thjeshtësia e tepruar lëre që kalon në banalitet, lëre që të detyron të heshtësh të vërtetën, lëre që të detyron të mbyllësh gojën, por edhe keqpërdoret, saqë edhe di të ta hajë kokën, të të bëjë budalla a të marrë dhe, në instancë të fundit, shpesh di edhe të të bëjë njeri pa sherr. Modestia e tepruar dhe ajo përulja jo e merituar ndaj njerëzve të paragjykuar mund të të sjellë telashe, sidomos me njerëzit me të cilët nuk ke gjë të përbashkët as në moral, as në fiqir e as në trashëgimi. Andaj, është mirë të jesh modest, por ama gjithsesi me karar dhe pa zarar”.
Edhe përtej gjykimeve të mësipërme, edhe përtej “sugjerimeve”të “haxhibabës”, unë do të vazhdoj të shkruaj ashtu si më thotë mendja ime! Këtë “shkarravinë” do t’ia dedikoj pikërisht “haxhiba-bës”, icili prej ditës që ka vendosur të mos gënjejë, ka rënë në hall të madh me disa“ryshfetçinj”dhe ca të tjerë politikëbërës axhami, të cilët për t’i treguar e për ta bindur “haxhiun”se kanë by**ën a prapanicën, hiç pa marre bëjnë moralistin dhe po***ën mes mexhlisesh të burrave, mes mexhlisesh të intelektualëve, mes kuvendesh të politikanëve…,mes mexhlisesh të matrapazëve të lëkurëve e të tjera kuvendesh a mexhlisesh të…
Ne që bëjmë shkrimin nuk do të kallëzojmë a të përmendim emrat e tyre, sepse po ta bëjmë këtë, atëherë pas tyre do të rreshtoheshin shumë të tjerë maskarenj njësoj të tillë si ata…, toptan të nxirë në surrat! Të gjitha këto moralizime të mërzitshme e të kota si dhe “po***ë-bërjet” mes mexhlisesh të diplomatëve të vendit dhe jabanxhinjsh, ma kujtojnë atë vakinë e 27 prillit të motit 2017, ku ca nacionalistë provincialistë dhe primitivë sikur deshën me forcë ta zaptojnë e ta shembin përtokë “binanë” e organit ligjvënës, sikur deshën të vrasin deputetët…, sikur deshën t’ia thyejnë qafën kryeparlamentarit dhe truprojës së tij…, këta politikanë të dështuar dhe me kokën rrëmujë sikur ma kujtojnë meselenë e “… ledhit, i cili dikur ishte dukur papritmas në shtratin e një lumi, një lumë që ndante pronat e dy njerëzve(i pari, autokton, i dyti, ardhacak). Ai që ishte rrënjës i atij vendi, vuri një hu prej ahu mbi ishullin ranor, duke e quajtur tokë të veten, edhe tjetri nguli hurin prej dëllinje për të zotëruar pronën…, dhe kështu plasi edhe pushka. U bë batërdia me të vrarë e të plagosur.
Dy ditë më pas me rënien e shirave, lumi shtoi prurjet e ujit dhe ujdhesa u zhduk!”. Pas shumë kohësh, kur “sulltani” u duk atypari”, ardhacakut ia zgjati veshët duke i parashtruar pyetjen se “ç’hall ka dhe ç’kërkon…”, kurse qiraxhiu paraqiti një varg kërkesash dhe dëshirash, duke thënë se “…e dua Krishtin, e dua paqen, e dua faljen, e dua amnistinë, e dua politikën turli tavë, i dua qoftet a topat e kandarit të NN-së, e dua drejtësinë e kapur nga politika, dua që organet gjyqësore të shndërrohet në një furrë ku të shkriheshin tersllëqet e mia…, e dua priftin që do të m’i falë gabimet a gjynahet në këmbim të një shisheje me raki rrushi e kumbullash, e dua sharrëxhiun e Esad Mekulit, e dua shqiptarin e mirë, por të vdekur, e dua shtetin dhe gjuhën time biblike, e dua Maqedoninë e Egjeut dhe atë të Pirinit, e dua Aleksandrin e Madh grumbull me fisin e tij!”…e të tjera kërkesa e dëshira“miletiantik”.
“Sulltani” duhej të bënte shyqyr që ky ahmaku nuk kërkoi by***n e viçit”!
Miku im i nderuar! Nëse kjo e vërtetë e mësipërme ka dy anë, atëherë unë do të “kërkoj katër kalemat e haxhibabës”! (koha.mk)