Sidnej, 5 gusht – Raketa amerikane me diametër të mesëm nuk do të pozicionohen në Australi, ka deklaruar sot kryeministri australian Skot Morison, pasi SHBA njoftuan se planifikojnë vendosjen e raketave në rajonin Azi-Paqësor.
Pas bisedimeve në Sidnej vikendin e kaluar, përfaqësues zyrtar të dy shteteve janë angazhuar në kundërvënien ndaj aktiviteteve kineze në rajon në të cilat dy shtetet thonë se qëllimi është rritja e ndikimit kinez në rajon.
Gjatë kohës së bisedimeve, ministri amerikan i Mbrojtjes Mark Esper shpreson se SHBA do të pozicionojë raketa në Azi- Paqësor e cila ndodhë pasi Uashingtoni u tërhoq nga Marrëveshja për çarmatimin me Rusinë.
Deklarata e tij ka shkaktuar spekulime se është biseduar për pozicionimin e raketave në Australi, por Morison ka mohuar se është lutur të bëjë atë dhe ka shtuar se Australia do të refuzojë kërkesë të tillë nëse në të ardhmen ofrohet një gjë e tillë.