Melburn, 20 shtator – Kryeministri australian Skot Morrison deklaroi se është në interes nacional të vendit të tij që ta ndërpresë marrëveshjen e vitit 2016 me Francën për blerjen e nëndetëseve.
“Është e qartë se ana tjetër e marrëveshjes (kur do të ndërpritet) do të jetë shqetësuese dhe dëshpëruese. Unë e kuptoj këtë, por gjithashtu, jam i sigurt, do të jetë e qartë se interesat nacionale të Australisë janë në vendin e parë. Australia kishte interes përmes partneritetit tripalësh që arrita ta realizoj me presidentin amerikan Xho Bajden dhe kryeministrin britanik Boris Xhonson”, deklaroi Morison për kanalin televiziv SBS.
Ai shtoi se “e kupton frustrimin e Qeverisë franceze dhe ata që punonin në projekt”.
“Por, Australia, si edhe çdo komb sovran, duhet të marrë vendime që janë në interes të mbrojtjes së saj kombëtare, ndërsa ne këtë e bëmë në rrethanat e tanishme”, tha Morison.