Shkup, 13 qershor – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri në 20, ndërsa ajo ditore prej 28 deri në 38 gradë.
Indeksi UV do të jetë 9.
Në Shkup, moti i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të bie në 17, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në 36 gradë.
Edhe të shtunën do të mbizotërojë mot stabil shumë i ngrohtë me temperatura maksimale të cilat në disa vende do të tejkalojnë 35 gradë. Nga e diela në orët e pasdites përsëri do të ketë paraqitje të shiut lokal dhe bubullimave, ndërsa temperaturat maksimale do të bien gradualisht. (koha.mk)