Shkup, 9 tetor – Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shtip, duke vepruar për kallëzimin penal nga Ministria e Punëve të Brendshme, solli urdhër për zbatim të hetimit kundër një personi nga Shkupi, i punësuar në MEPSO. I dyshuari ngarkohet se ka kryer vepër penale – Marrje të ryshfetit me nenin 357 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 nga Kodi Penal, njoftoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.
Prokurori publik kompetent, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, deri te Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore – Shtip dorëzoi propozim për caktim të masës – paraburgim. Gjykatësi i procedurës paraprake me Vendim të dyshuarit i caktoi masë – paraburgim shtëpiak. Ndaj Vendimit të këtillë, Prokuroria Themelore Publike sot deri te Këshilli i Gjykatës Themelore – Shtip dorëzoi ankesë.
I dyshuari si ekspert ka kërkuar dhe marrë 2.000 euro për vërtetim të ekspertizës veçmë të përgatitur ekonomiko-financiare. Më 6 tetor sipas marrëveshjes paraprake i dyshuari i ka marrë bankënotat e shënuara nga denoncuesi, me ç’rast pas intervenimit të personave të autorizuar zyrtarë janë gjetur tek i dyshuari dhe ai është privuar nga liria, qëndron në kumtesë.