MORGU MBUSHET ME TRUPA FËMIJËSH, MASAKRA MË E TMERRSHME NË SIRI (FOTO)

Kuptimi i jetës, ata që janë vazhdimësia dhe siguria që bota të vijojë të jetë…fëmijët janë masakruar në mënyrën më të tmerrshme në Siri.
Bota duhet të jetë në zi pikërisht në momentin kur morgu mbushet me trupa fëmijësh dhe është kjo ajo që ka ndodhur në Siri.
20 djem dhe vajza kanë mbetur viktima nga bombardimet më të përgjakshme të tre viteve të fundit të diktatorit sirian Bashar al-Assad në enklavën e rebelëve në Ghouta, të Sirisë lindore.
Nga bombardimet e të hënës mbetën të vrarë 100 njerëz duke shënuar kështu vdekjet më të larta brenda një dite të vetme nga bombardimet ajrore që prej 2015-s.