Morgan Freeman mban vathë ari për një arsye të çuditshme

Aktori amerikan Morgan Freeman është kryetemë në media ditëve të fundit për shkak se u shfaq tullac dhe me një dorezë në Oscars 2023. Por, shumë njerëz ndoshta nuk ia kanë kushtuar vëmendjen, por ai mban edhe dy vathë dukati të trashë prapa së cilëve fshihet një storie interesante.

Freeman mban këta vathë prej vitesh dhe për shumë kohë është spekuluar se ato ishin thjesht për bukuri, deri kur aktori doli me një shpjegim në Instagram.

“Njerëzit më pyesin për vathët gjithë kohës. Tani do ju tregoj të vërtetën, ata kanë vlerën e një arkivoli dhe sa do të kushtonte funerali nëse do të vdes kudo në botë. Është një traditë e vjetër dhe kjo është arsyeja pse marinarët mbanin vathë ari”, ka thënë Freeman.

Advertisements