Ka fituar deri më tani shumë kurora si më e bukura e vajzave shqiptare. Morfina Hasani është një nga bukuroshet e radhës që vjen në intervistë për InfraRed të gazetës Koha. Vajza kosovare tregon se ka një projekt të ri të cilin do e zbulojë këtë vit si dhe gjëra të pathëna për të
KOHA: Cili është sekreti i formave të bukura fizike?
Jam shumë e kujdesshme në ushqim edhe pse ka ndonjë fazë që shtoj shumë në peshë.
KOHA: Cila mendoni se është arma juaj më e fortë si modele?
Jam unë, nuk kam investime në trup.
KOHA: Fillimet tuaja në karrierë, sa të vështira kanë qenë?
Shumë, mbasi ju besova shumë njerëzve, në të vërtetë ata ishin kundërshtarët e mi.
KOHA: Në këto momente po shijon famën apo suksesin?
Pa sukses nuk ke famë por në këto muajit e fundit jam tërhequr pak duke bërë një plan të ri dhe më ka marrë kohë pak që të jem më e saktë në projekt.
KOHA: Si vishesh në jetën e përditshme?
Varet nëse kam obligime jashtë jam pak më e kujdesshme kurse në mesin e shoqërisë time jam më tip sportive.
KOHA: Thashethemet, të prekin kur dëgjon të thuhen për ty?
Në fillim po se nuk mundesha të imagjinoja se aq shumë ka tradhti, por tani e shoh më shumë si pjesë të shout.
KOH: Jeni për martesë, apo bashkëjetesë?
Jam për një jetë të lumtur, nuk luan rol që shkruan në dokumentet e martuar…
KOHA: Jeta private, si po shkon?
Shumë mirë, më mirë se për dikë duket ndryshe.
KOHA: Kush jeni ju me pak fjalë?
Bukuroshja me shumë kurora dhe konkurrenca e shumë vajzave.