Alberto Moreno vendos pikat mbi I përsa i takon të ardhmes së tij. Mbrojtësi i cili u transferua te Liverpooli në gusht të 2014 nga Sevilla për 18 milionë euro u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit anglez se në fund të kontratës së tij do të rikthehet në Spanjë. 26-vjeçari nuk po arrin të bindë me performancën e tij pasi në pjesën e parë të sezonit është aktivizuar vetëm dy herë nga trajneri Jurgen Klopp. Mediat angleze shkruajnë se Moreno është në tratativë me Sevillan dhe rikthimi i tij te ekipi i drejtuar nga Pablo Machín mund të realizohet gjatë verës.