Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, së fundmi pushtoi mediat me lajmet rreth ndryshimeve të saj drastike në pamje.
Përkatësisht, në fotosesionin e fundit të realizuar me fotografin Norik Uka – imazhe të cilat ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, Taraku po ngjason shumë me Angelina Jolien.
Megjithatë, etiketimi si një person që ka pësuar shumë ndryshime, duket se nuk po i pëlqen aq shumë bukuroshes Taraku, e cila së fundmi ka reaguar përmes një shkrimi në InstaStory.
Ajo ka shkruar se personat që e njohin atë që nga vitet e mëhershme, përkatësisht shkolla fillore dhe e mesme, e dinë dhe e kuptojnë se ajo është po e njëjta që ka qenë dikur.
“Kush do që ka pasur mundësi të me njoh nga afër, e di mirë që unë jam po ajo Morena që kam qenë edhe në shkollën fillore dhe të mesme”, ka shkruar Morena Taraku në InstaStory.
Ndërkohë, e njëjta ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë për fansat këngën e saj më të re, “Missed Call”.