Sulmuesi anësor i Juventusit, Douglas Costa ka bërë një rrëfim të pazakontë, mbi një histori tolerimi në kampionatin brazilian. Gjithçka lidhet me një ndeshje të kampionatit brazilian, kur ish futbollisti i Bayernit të Mynihut luante me Gremion.
“Luanim kundër Flamengos në ‘Maracana’ dhe vendasit ishin në garë për të fituar titullin, bashkë me Internacionalin. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, ndonëse ne luanim me rezervat. Në pushim të ndeshjes, na erdhi urdhri që të humbnim, pasi me barazim, kampion shpallet Internacionali. Stadiumi ishte i mbushur plot e përplot dhe nëse nuk do kishim humbur, do të na kishin vrarë”, rrëfeu braziliani.