Ish-pronari i Inter, Massimo Moratti, ka thënë se ai nuk e di përse Inter nuk mundi të marrë Luka Modric gjatë verës së kaluar dhe çfarë ndodhi me saktësi në këtë telenovelë të verës. Modric kërkoi të shkonte te Inter, gjatë merkatos së verës, por “Los Blancos”, bazuar te kontrata, e bindën të qëndrojë në “Bernabeu”. Ai tha: “Modric te Inter? Nuk di asgjë se çfarë ndodhi, ose si është perspektiva e këtyre bisedimeve. Zakonsisht di si funksionojë lëvizjet e mëdha, por në këtë rast nuk kisha asnjë informacion. Sinqerisht nuk e di përse marrëveshja nuk u arrit në momentin që Inter donte futbollistin dhe ai donte të vinte në Milano.” Moratti u pyet gjithashtu nëse Inter është Anti-Juve në Serie A. Por Moratti përgënjeshtroi këtë ide. Ai tha: “Për momentin, skuadra që mund të pengojë Juventus të fitojë titullin kampion është Napoli.”