Massimo Moratti është kthyer të flasë për Inter-in e tij. Në një intervistë të dhënë për “Quotidiano Sportivo”, ish-presidenti zikaltër ka kujtuar sukseset e së kaluarës: “Jose Mourinho diti të krijonte një skuadër të jashtëzakonshme, që varej nga fjalët e tij dhe që pranonte çdo sakrificë. Në këtë mënyrë arriti të fitonte gjithçka”, ka thënë Moratti, i cili ka folur edhe për ekipin aktual të zikaltërve dhe pronarët e rinj: “Flitet vetëm për Suning, por kam njohur zotin Zhang Jindong, i cili më ka folur për programet që ka për të ardhmen e Inter-it me të njëjtin pasion që kam pasur unë. Nuk bëhet fjalë për një spekulim financiar, por për ta bërë akoma më të madh mitin e Inter në vendin e tij”. Por Moratti nuk i ka kursyer kritikat për ekipin e sotëm, që po jeton një sezon zhgënjyes. Megjithatë, ish-numri një i milanezëve ka shpëtuar trajnerin Pioli: “Më është dukur njeriu i duhur për të vendosur rregull brenda skuadrës. Është një i internist i pasionuar”. I cili nuk i njeh akoma mirë lojtarët që ka në dispozicion: “Ka disa të aftë, por duhet të bëhen kampionë si Mauro Icardi, i vetmi që e bën mirë detyrën e tij. Një gjë është të kesh lojtarë të rëndësishëm, një tjetër është të ndërtosh me ata një skuadër… Zgjidhja? Jo gjithmonë varet nga trajneri. De Boer? Ishtë një ide e re, ndoshta tepër e re”.