2016 ka qenë, në aspektin financiar, një vit shumë i mirë për Massimo Moratti-n, mes shitjes së kuotës së Inter-it dhe të ardhurave që do të vijnë nga Saras. Kompania e familjes, në fakt, ka shpërndarë dividentët për herë të parë që nga viti 2008: falë pronësisë së 25,011% të kuotave, të barabarta me 237.854.558 kuota mbi një total prej 951.000.000, kompania e familjes Moratti ka arkëtuar 40.435.275 euro, duke bërë të mundur që bilanci i 30 qershorit 2016 të mbyllet me një suficit prej 38.957.215 euro. Por në bilancin e kompanisë së Massimo Moratti-t flitet edhe Inter-in, më aktësisht për shitjen e 29,49% të kuotave që ish-presidenti kishte akoma në zotërim. Qershorin e kaluar ajo përqindje i ka kaluar në fillim Erick Thohir, i cili më pas ia ka shitur grupit Suning. Një shitje kjo që i ka siguruar Massimo Moratti-t një suficit prej 12 milionë eurosh. Në pritje të bilancit të Internazionale Holding Srl, që akoma nuk është depozituar, shifra që Moratti duhet të ketë përftuar nga shitja e 29,49% të kuotave të klubit zikaltër duhet të jetë rreth 60 milionë euro, duke marrë parasysh se më 30 qershor të 2015-ës kjo kuotë kishte një vlerë prej 47,8 milionë eurosh.