Njeriu që drejtoi Interin nga viti 1995 deri në 2013-ën, Massimo Moratti mbush sot 74 vjeç, ndërsa ka dhënë një intervistë për “Radio Sportiva”, ku ka folur veçanërisht për gjendjen aktuale të klubit zikaltër.
Ish numri 1 i Interit komentoi zërat për një emërim të mundshëm të Contes në stolin zikaltër, situatën e krijuar me Mauro Icardin dhe mundësitë e një kalimi të Jose Mourinhos te Juventusi.
Conte: Te Interi mund të shkojë mirë. Ka punuar edhe në Kombëtare, ndërsa ka pasur sukses edhe në vende të tjera, përveç se te Juventusi.
Suning: Janë shumë të mirë dhe të sjellshëm, ndaj ndonjëherë kemi shkëmbime informacioni dhe mirësjelljeje, por asgjë më shumë
Icardi: E gjeta krejtësisht të padobishme atë që ndodhi. Mund të kishin pritur të paktën fundin e sezonit për të nxitur gjithë këtë rrëmujë. Shpresoj që Marotta të ketë aftësinë për të çuar Interin një një nivel më të lartë se ky aktuali.
Mourinho: Nëse do të shkonte te Juventusi, do ta merrja për keq, por shpresoj dhe besoj që nuk do të vishet bardhezi.