Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata është i gëzuar që është larguar nga Chelsea. Spanjolli ishte dy sezone te “Blutë”, duke shënuar 24 gola, pastaj iu bashkuar Atleticos në formë huazimi, pasi shënoi gjashtë gola në 15 ndeshje, Simeone vendosi ta mbaj lojtarin. Për këtë gjë ka thënë se është shumë i lumtur që i është bashkuar gjigantit spanjoll, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta Koha.
“Gjëja më rëndësi ishte të fitojmë pikë, por unë dhe familja ime po kalonim kohë të keqe në Londer. Këtu jemi të lumtur. Shumë njerëz nuk do ta besojnë, por kaluam katër ose pesë sezone duke dëshiruar t’i bashkohem Atleticos. Jam shumë i lumtur”, deklaroi ai. Atletico këtë sezon është në vendin e shtatë me 10 pikë, një pikë me pak se lideri Granada dhe sot do të jetë mysafirë i Mallorces.